Please enter at least 3 characters.

Akil Gjakova nuk arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të “Tokio 2020”, synon medaljen e bronztë

2021/07/219254493_5846547085417282_8428982738222970848_n.jpg

Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova ka treguar paraqitje të mira në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në kategorinë 73 kilogramë.

Akil Gjakova triumfoi në raundin e tretë ndaj xhudistit suedez, Tommy Macias, duke u kualifikuar në çerekfinale, por pastaj u mposht nga mongolezi, Tsogtbaatar Tsend-Ochir, duke mos arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Akili vazhdon rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit, ku e pret Rustam Orujov i Azerbajxhanit. /Telegrafi/