Please enter at least 3 characters.

Ajeti debuton kundër Interit

2016/10/ajeti-1.jpg
22:"LaPresse/Fabio Ferrari

Pas një periudhe tepër të vështirë dhe me dëmtime, duket se ka ardhur momenti që Arlind Ajeti të tregojë veten në fushën e lojës.

Mbrojtësi shqiptar është grumbulluar nga trajner Sinisa Mihajlovic për sfidën e radhës që Torino do të luajë në “San Siro” kundër Interit.

Ajeti pritet të luajë nga fillimi pasi që edhe mbrojtësi tjetër Leandro Castan nuk është i gatshëm.

Pas shumë vështirësive të kaluara, duket se tani Ajeti ka mundësinë e tij për të treguar se e meriton një vend në formacionin e Torinos që këtë sezon është duke shkëlqyer. /Telegrafi/