Ajaxi e zyrtarizon pasardhësin e De Ligt
17/04/2019
Ajax e ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të Heerenveen, Kik Pierie, i cili ka nënshkruar për pesë vite.
Është folur tash e një kohë që Pierie do të bashkohet me Ajaxit dhe klubi pas fitores ndaj Juventusit i ka gëzuar tifozët edhe me një blerje.
Ajax e ka konfirmuar blerjen e futbollistit i cili ka nënshkruar për pesë vite dhe do të jetë që nga korriku pjesë klubit.
Nuk janë konfirmuar shifrat, por flitet se klubi do të paguajë 5 milionë euro.
Ai ka luajtur deri më tani në 67 ndeshje të elitës së futbollit anglez dhe është pjesë e Holandës U-19.
Pierie konsiderohet si zëvendësuesi i De Ligt, pasi ky i fundit besohet të ketë arritur marrëveshjen me Barcelonën. /Telegrafi/


