Please enter at least 3 characters.

Ai do të ruaj qiellin e Koresë së Jugut, Seuli prezanton aeroplanin luftarak bazuar në modelin amerikan F-35

2021/04/1-81.jpg
155:"The country's first homegrown fighter jet called KF-21 is unveiled during its rollout ceremony in Sacheon, South Korea, April 9, 2021. Yonhap via REUTERS
7:"REUTERS

Koreja e Veriut sot ka prezantuar prototipin e aeroplanit të saj luftarak, kurse presidenti Moon Jae-in e ka quajtur modelin KF-X si aeroplanin e ardhshëm të flotës së forcave ajrore, duke vlerësuar se është një hap drejt pavarësisë ushtarake nga SHBA-të.

Siç raporton Reuters, gjenerata e re e aeroplanëve luftarak që i ka zhvilluar Korea Aerospace Industries (KAI), është dizajnuar të jetë më i lirë, më pak i “dukshëm” sikurse aeroplani amerikan F-35, në të cilin aktualisht Koreja e Jugut mbështetet, transmeton Telegrafi.

Prezantimin e aeroplanit në selinë e KAI në qytetin Sacheon, kanë marrë pjesë Moon dhe përfaqësues nga Indonezia, me të cilët Koreja e Jugut po bashkëpunon në prodhimin e KF-X.

“Ka filluar një epokë e re e vetëmbrojtjes. Prodhimi vendor i aeroplanit nuk duhet të shihet si diçka kërcënuese. Do të bëjmë aeroplanin kur të kemi nevojë për të”, ka shtuar Moon.

Koreja e Jugut dhe Indonezia në vitin 2014 kishin arritur marrëveshje për zhvillimin dhe prodhimin e aeroplanit, projekt ky që kushton rreth 6.3 miliardë dollarë – me qëllimin që Indonezia të paguaj 20 për qind të shpenzimeve. /Telegrafi/