Please enter at least 3 characters.

Ahmeti: Vota e ndarë është votë e humbur

2016/05/Ali-Ahmeti-foto-kualitet.jpg

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në kuadër të fushatës parazgjedhore sot kishte takim me banorët e Komunës së Pllasnicës, të cilët i porositi që mos ta shpërndajnë votën dhe të jenë të bashkuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Vota nuk duhet të nënvlerësohet dhe as nuk duhet të copëtohet, vota e ndarë është votë e humbur", deklaroi Ali Ahmeti.

Ai gjithashtu tha se programi i BDI-së ka për qëllim avancimin e popullit shqiptar dhe që punët të shkojnë si duhet, nevojitet angazhim i stafit të përkryer./Telegrafi/