Please enter at least 3 characters.

Ahmedinejad mohon përçarjen me Khamenein

2016/01/f.0731221203962_m.jpg

Agjencia iraniane e lajmeve, Mehr, citon Ahmedinejadin të ketë thënë se raportet me Khamenein “shkojnë përtej linjave politike dhe administrative”.

Problemet në raportet Ahmadinejad-Khamenei burojnë nga emërimi i Esfandiar Rahim Mashajes në postin e zëvendëspresidentit të parë, gjë që ishte kundërshtuar ashpër nga lideri suprem dhe përfaqësues të tjerë politikë në Iran.

Mashaje, së fundi, kishte nxitur polemika me deklaratën e tij se Irani ishte një mik i popullit të Izraelit. /rel/