Ahmadinejad nis mandatin e ri
Në fjalimin e tij, presidenti i përshkroi zgjedhjet e kontestuara presidenciale pas të cilave siguroi rikthimin në pushtet, si paralajmëtare të zhvillimeve të mëdha në vend.
Fitorja e Ahmadinejad në zgjedhjet e 12 qershorit u kontestua nga opozita. Ajo shërbeu si shkaktare për nisjen e trazirave më të mëdha në Iran që nga revolucioni Islamik në vitin 1979.
Zgjedhja e Ahmadinejad u pasua nga protesta të dhunshme, procese gjyqësore politike dhe me thellim të ndasive në gjirin e elitës sunduese së vendit.
Forcat speciale të policisë janë dislokuar rreth ndërtesës së parlamentit ku janë mbledhur dhe mbështetës të opozitës.
Vendet perëndimore nuk i dërguan përgëzime zyrtare Ahmedinejad për mandatin e dytë, edhe pse ambasadorët e Britanisë dhe të BE-së ishin të pranishëm në ceremoni. /bbc/


