Please enter at least 3 characters.

Agon Amiga sjell së shpejti projektin e ri "Nuk e kom mo" (Foto)

2017/05/aggon-e1496168342843.jpg

Reperi i njohur i labelit "Babastars", Agon Amiga së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re të punuar në studion "Babastars", këngë të cilën e ka titulluar "Nuk e kom mo".

Kënga do të publikohet në YouTube edhe me klip, ndërsa përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi i ka njoftuar fansat me një nga skenat e klipit.

Mbetet të shihet se sa do të pritet mirë nga publiku projekti i ardhshëm i Agon Amigës. /Telegrafi/