Please enter at least 3 characters.

Agnelli udhëton drejt Greqisë, takim me CR7?

2018/07/DhvZCCtU8AA2G9g.jpg

Një nga temat më të përfolura në botë e futbollit është kalimi i mundshëm i Cristiano Ronalos nga Real Madridit në Juventus.

Aktualisht portugezi po kalon pushimet në Greqi, ku është duke menduar rreth ofertës së Zonjës së Vjetër.

Por, ka mjaftuar një udhëtim i presidentit të Juves, Andrea Agnelli, drejt Greqisë nga aeroporti i Pisas (Itali), që mediat të flasin për një takim të mundshëm mes tyre.

Foto: Mootaz Chehade/Twitter

Juventusi ka shprehur gatishmëri t'i paguajë Ronaldos rrogë vjetore në vlerë 30 milionë euro.

Ndërsa transferimi i CR7 nga Los Blanocs te Zonja e Vjetër pritet të kushtojë 100 milionë euro.

Me Ronaldon në skuadrës kampionët e Serie A do të ishin favorit për Scudetto edhe për një sezon, ashtu edhe për të fituar Ligën e Kampionëve.

Për Realin në 438 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 450 gola. /Telegrafi/

Foto: Mootaz Chehade/Twitter