Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Zidane: Unitedi nuk e tërheq, Juventusi po

2018/10/Zidane.jpg
246:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 18: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid reacts during the La Liga match between Real Betis and Real Madrid at Benito Villamrin stadium on February 18, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Zinedine Zidane këmbëngul se Manchester United nuk është në përputhje me qasjen e francezit ndaj futbollit, por ai mund të joshet nga Juventusi.

Trajneri francez aktualisht është një agjent i lirë pas largimit nga Real Madridi, pasi ka fituar tre edicione të njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve.

Ai ka qenë i lidhur ngushtë me punën e trajnerit në Old Trafford, pasi e ardhmja e Jose Mourinhos aktualisht është në pikëpyetje, por sipas agjentin kjo nuk e tërheq.

"Nuk mendoj se ai do të shkojë për të punuar në Angli, pasi nuk është në përputhje me stilin e tij apo qasjen e tij ndaj futbollit", ka thënë fillimisht agjenti Alain Migliaccio për gazetën franceze Journal du Dimanche.

Zidane dhe trofetë e fituar me Realin (Foto: Marca)

"Kam diskutuar me të dhe kjo ide me të vërtetë nuk e tërheq atë fare".

"Ai ka zgjedhur për të marrë një vit pushim dhe nuk do të ndryshojë mendjen për këtë".

"Ka histori atje [te Juventusi], kështu që është plotësisht e mundur".

"Ai mund të joshet nga klubi ku zemra e tij tashmë është, por nevojitet një projekt i mrekullueshëm ", përfundoi agjenti i Zidane. /Telegrafi/