Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett: Tifozët e Real Madridit duhet të kenë turp

2019/03/GettyImages-1132645228.jpg
233:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 27: Gareth Bale of Real Madrid looks on during the Copa del Semi Final match second leg between Real Madrid and Barcelona at Bernabeu on February 27, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, i ka kritikuar ashpër tifozët e Real Madridit që e kanë vërshëllyer uellsiani.

Bale nuk po gjen qetësi te Real Madridi, pasi shumë shpesh po është në stol e kur po luan nuk po pritet mirë nga tifozët.

Ai në ndeshjen ndaj Barcelonës është vërshëllyer kur u zëvendësuan në pjesën e dytë.

Gareth Bale në ndeshjen Real Madrid - Barcelona . (Photo by David Ramos/Getty Images)

"Kjo gjeneratë e tifozëve të Realit duhet të flasin për synimet e Gareth për vitet që vijnë".

"Sinqerisht, ata duhet të kenë turp për veten e tyre", deklaroi menaxheri i lojtarit.

Bale ka shënuar 13 gola në 33 ndeshje këtë sezon, ndërsa së fundmi e ka shënuar edhe golin e 100-të me klubin.

"Gareth meriton respektin më të madh. Mënyra se si tifozët e vërtetë e kanë trajtuar atë nuk është aspak e keqe".

Gareth Bale në bankën rezervë . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

"Ne jemi të ngopur nga tregimet e rreme që ai po largohet. Në gjashtë vitet që ai ka qenë në klub dhe ka fituar gjithçka”.

"Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe tifozët duhet t'i jenë më shumë mirënjohës atij", ka thënë Barnett./Telegrafi/