Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Alexis Sanchez ia ka ofruar klientin e tij Real Madridit?

2018/11/AlexisSanchezz-1-e1542132628300.jpg
266:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 20: Alexis Sanchez of Manchester United arrives at the stadium prior to the Premier League match between Chelsea FC and Manchester United at Stamford Bridge on October 20, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Alexis Sanchez është njëri prej kandidatëve kryesorë për atë pozitë.

Sulmuesi kilian dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, ndërsa emisioni televiziv 'El Chiringuito' ka njoftuar se agjenti Fernando Felicevich ia ka ofruar klientin e tij Realit.

Alexis Sanchez (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

The Times ka njoftuar se 29-vjeçari ndihet i vetmuar, i mërzitur dhe i injoruar në Old Trafford dhe se dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq që në afatin kalimtar të janarit.

Los Blancos janë të interesuar për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, i cili ka shënuar 10 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat në këtë fillim sezoni.

Mirëpo, Nerazzurët nuk duan ta lejojnë largimin e argjentinasit në mes të sezonit, ashtu që Mbretërit duhet të kërkojnë zgjidhje gjetiu.

Alexis Sanchez (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Alexis paguhet 23 milionë euro në vit në bazë të marrëveshjes prej katër vjet e gjysmë që e nënshkroi me Unitedin pas largimit nga Arsenali në janar të këtij viti.

Duhet theksuar se ai ka luajtur edhe për Barcelonën (2011-2014), ku kishte shënuar 47 gola në 141 paraqitje. /Telegrafi/