Please enter at least 3 characters.

Agim Veliu: Stadiumi i Llapit po merr pamjen e një objekti modern sportiv

2018/05/32294292_1050208301792857_672675690545414144_o-e1526378387103.jpg

Futbollistët e Llapit, por edhe shikuesit në stadium, do të kenë një komoditet të paparë deri më tani në Podujevë.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot ka vizituar stadiumin e Llapit, ‘Zahir Pajaziti’.

Me këtë rast, Veliu ka thënë se me finalizimin e investimeve, Llapit po i krijohen kushte për zhvillimin e lojërave cilësore, ndërsa stadiumi po merr pamjen e një objekti modern sportiv.

“Sot vizitova Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e tribunave dhe infrastrukturës përcjellëse. Me finalizimin e investimeve FC “Llapi” po i krijohen kushte për zhvillimin e lojërave cilësore, ndërsa stadiumi po merr pamjen e një objekti modern sportiv, i cili shikuesve do t’iu ofrojnë komoditet në përcjelljen e ndeshjeve”, ka shkruar Veliu në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ndryshimet në stadiumin e Llapit në tri vitet e fundit janë drastike dhe pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ndryshe, Llapi aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të Vala Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/