Please enter at least 3 characters.

Agim Poshka publikon këngën e re "Vendi im"

2022/02/aggg-e1644499649117.jpg

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Agim Poshka, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Vendi im” mban titullin kënga e tij e re, e cila është me motive patriotike.

Kjo këngë është vizualizuar edhe me një klip, i cili pasqyron shkeljen e të drejtave njerëzore në Ballkanin Perëndimor, kryesisht ndaj shqiptarëve.

Kënga në fjalë është realizuar në kuadër të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kjo është një këngë nderimi për të gjitha shkeljet fatkeqe të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor. Një pjesë e regjistrimeve janë origjinale dhe janë publikuar nga transmetuesit publikë gjatë trazirave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ndër të tjerash këngëtari Poshka në mbishkrimin e videos në YouTube. /Telegrafi/