Please enter at least 3 characters.

Agim Bahtiri paralajmëron shkarkim të ri në Komunë

2020/06/Agim-Bahtiri-dorzone-peticionin-te-Hashim-Thaci-foto-Ridvan-Slivova-14-e1592817309734.jpg
14:"Ridvan Slivova

Konkursi për drejtorë të disa shkollave në Mitrovicë solli mospajtime mes kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe Drejtorit të Arsimit, Ismet Ferizi.

Ky i fundit thotë se shefi i tij nuk u pajtua me emrat e përzgjedhur për këto pozita nga komisioni. I pakënaqur me procesin këtij ia përmendi edhe shkarkimin.

Ferizi i tha Klan Kosovës përmes telefonit se i është kërkuar që të hënën të dalë në punë, por se është duke e shqyrtuar një gjë të tillë.

Bahtiri i kontaktuar nga televizioni për këtë çështje e mbylli telefonin kur e mori vesh pyetjen dhe nuk u lajmërua më.

Një ndërhyrje të tillë të mundshme në kësi procesi shoqëria civile në këtë qytet e sheh me shqetësim.

Ndërkohë, opozita pretendon se kjo po ndodh me një qëllim pak muaj para zgjedhjeve lokale.