Please enter at least 3 characters.

Agim Ademi uron Feronikelin për fitimin e Kupës së Kosovës: Me meritë fituat trofe, rrugëtim të mbarë në Ligën e Kampionëve

2019/05/trepca89-feronikeli10.jpg

Feronikeli është fitues i Digitalb Kupës së Kosovës për edicionin 2018/19, pasi në finalen e madhe e ka mposhtur thellë Trepçën ’89 me rezultat 5-1.

Kampionët e Kosovës kanë dominuar në futbollin kosovar duke fituar dy trofetë me çka kanë konfirmuar fuqinë që kanë.

E pas triumfit në Digitalb Kupën e Kosovës, Niklin e ka uruar edhe i pari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Numri një i FFK-së, në urimin e tij ka thënë se Nikli me meritë i fitoi trofetë, derisa i ka uruar rrugëtim të mbarë në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/Urimi i plotë i presidentit të FFK-së, Agim Ademi:Të nderuar drejtues të KF “Feronikeli”,Të nderuar futbollistë, trajnerë e staf administrativ i klubit,Të nderuar tifozë,Më lejoni që në emrin tim dhe të KE të FFK-së t’ju përgëzoj për fitoren e sotme të merituar në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës.Kurorëzimi juaj me trofeun e dytë në këtë edicion dëshmon punën e palodhshme, përkushtimin dhe investimin serioz që keni bërë si klub.Paraqitjet e juaja gjatë tërë këtij edicioni, por edhe loja e sotme në finale kanë bërë që të gëzoni simpati të gjerë tek opinioni futbolldashës, me çka konfirmuat se me meritë e keni shijuar gëzimin e trofeve të këtij edicioni, njëherësh duke vendosur rekord në futbollin tonë – me fitimin për herë të dytë të kurorës së dyfishtë.Me këtë rast, dua që t’ju uroj rrugëtim të mbarë në paraqitjen tuaj të parë në parakualifikueset e Ligës së Kampionëve, që sivjet do të zhvillohen në vendin tonë. Jam i bindur që përkrahja e tifozëve do të jetë madhështore dhe suksesi juaj nuk do të mungojë.Mbarësi dhe suksese të mëtutjeshme!Me respekt,Agim Ademi, president i FFK-së