Please enter at least 3 characters.

Afro 1 mijë gjoba brenda ditës për shkelje të masave antiCOVID-19

2021/08/inspekcioni-dhe-policia-paralajmerim-per-gjobat-ne-mos-vendosjen-e-maskave-koronavirus-covid19-foto-Ridvan-Slivova-3-e1629017362787.jpg

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, teksa si pasojë janë shtuar edhe patrullimet policore.

Policia e Kosovës po gjobit vazhdimisht qytetarët për mosrespektim të masave antiCOVD, ku në 24 orët e fundit janë shqiptuar 978 gjoba të tilla.

Edhe tiketat në trafik janë të një numri të madh. Brenda një dite u gjobiten 1450 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Po ashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 22 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/