Please enter at least 3 characters.

Afërdita Dreshaj publikon një video të bashkëshortit të saj çek duke e bërë shqiponjën

2020/06/Capture-2.png

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, tash e disa vite është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, ndërsa po kalojnë çaste të lumtura pranë njëri-tjetrit.

Ndonëse janë prej vendeve të ndryshme, artistja tregon se shpesh i ka mësuar Kindl disa fjalë shqipe dhe traditat shqiptare.

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj (Foto: Instagram)

Kjo vërehet edhe në një nga postimet e saj që ka ndarë së fundmi në llogarinë personale, Instagram.

Biondja publikoi një video përkrah partnerit të saj, ku shihet Jakub duke e bërë shqiponjën.

Madje, javë më parë ajo potencoi se fëmijëve do ia mësojë gjuhën shqipe, angleze dhe atë çeke.

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj (Foto: Instagram)

Në anën tjetër, Afërdita ka kohë që është larguar nga muzika dhe deri më tani nuk ka paralajmëruar rikthimin me ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/