Aeroplani luftarak rus afrohet rrezikshëm afër një aeroplani kargo, gjatë një misioni në Siri (Video)
08/12/2017
Një aeroplan luftarak rus është regjistruar duke kryer një veprim të rrezikshëm në qiell mbi Sirinë, për “kënaqësinë e anëtarëve të ekuipazhit” afër një aeroplani tjetër pranë.
Pamjet, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi tregojnë një aeroplan Su-30 që pozicionohet në mënyrë të pasigurt afër një aeroplani të ngarkesës, përpara se të kryejë një “rrotullim” drejt tokës.
Sipas mediave, videoja e marrë nga brenda aeroplanit të ngarkesës, tregon hundën e aeroplanit në drejtim të atij të ngarkesës, pasi paketat nga ky i dyti ishin hedhur në tokë.
Pas fluturimit deri në aeroplanin e ngarkesës dhe duke mbajtur pozicionin e njëjtë për disa sekonda, aeroplani luftarak pastaj manovron dramatikisht drejt tokës. /Telegrafi/


