Please enter at least 3 characters.

Aeroplani i rrëzuar kishte bartur Messin, Agueron dhe Higuainin vetëm një javë më parë

2016/11/messi-aguero-12-e1480438077474.jpg
30:"© Instagram/aguerosergiokun16

Tragjedia që ka goditur ekipin brazilian Chapecoense, me aeroplanin që u rrëzua në Kolumbi, kishte bartur ekipin kombëtar argjentinas vetëm disa javë më parë.

Kombëtarja e Argjentinës e kishte përdorur të njëjtin aeroplan i cili u rrëzua mbrëmë, kur ishte kthyer nga Brazili pas ndeshjes eliminatore për Kampionatin Botëror.

Aeroplani që kishte në bord ekipin e Chapecoenses në mesin e 81 pasagjerëve, të cilët po udhëtonin drejt Kolumbisë për t’u ndeshur me Atletico Nacional në finalen e Copa Sudamericana, kanë shpëtuar vetëm pesë persona, transmeton kp.

Lamia BAE-146, ka transportuar Lionel Messin me shokë nga Buenos Aires në Belo Horizonte, derisa sipas medieve në Amerikën e Jugut, kombëtarja ‘Albicesleste’ e kishte përdorur këtë aeroplan edhe në disa raste të tjera.

Pas këtij aksidenti tragjik CONMEBOL, ka suspenduar të gjitha aktivitet futbollistike deri në një njoftim të ardhshëm.