Aeroplani bëri ulje emergjente në Havanë pasi kabina ishte mbushur me tym – thuhet se 'motori pati një përplasje me zogj'
06/03/2023
Një aeroplan amerikan që u ngrit nga Kuba pati probleme me motorin pasi goditi zogjtë dhe u kthye në Havana për një ulje emergjente të dielën, thanë autoritetet kubane.
Si pasojë, kabina e aeroplanit thuhet se u mbush me tym, por askush nuk pësoi në këtë incident, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Boeing 737 mbante 147 pasagjerë dhe një ekuipazh prej gjashtë vetash, tha Southwest Airlines.
Siç bëhet e ditur më tej, zogjtë goditën një nga motorët e aeroplanit dhe hundën e tij pak pas nisjes.
"Pilotët u kthyen në mënyrë të sigurt në Havana", ka thënë më tej Southwest duke shtuar se udhëtarët do të dërgoheshin në një fluturim tjetër për në Fort Lauderdale. /Telegrafi/


