Please enter at least 3 characters.

Adriatik Kelmendi: Rakoqeviqi është gjallë në Serbi, për Ukshin Hotin s’dihet gjë

2016/01/adriatik-kelmendi-kosova-peng-i-komandant-euml-ve-populli-nj-euml-dele-n-euml-mes_hd.jpg

Publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Serbia nuk ka kredibilitet për të kërkuar lirimin e Oliver Ivanoviqit.

“Qeveria serbe paska kerkuar qe bashkesia nderkombetare te ndikoje te lirohet Oliver Ivanoviq, i denuar me 9 vjet burgim per krime ndaj shqiptareve.Fort mire! Po angazhohen per "respektim te te drejtave te njeriut"!Por, Beogradi s'ka asnje kredibilitet te kerkoje diçka te ketille.P.sh.: Deshmitare te ndryshem kane deklaruar se ish-drejtori i burgut të Dubraves, Aleksandër Rakoçeviq, kishte marre vendim për lirimin e Ukshin Hotit, para se ai të zhdukej.Sot e 17 vjet askush nuk e ka pyetur Rakoçeviqin se kujt iu dorezua ose çfare ndodhi me Hotin!Rakoçeviqi eshte gjalle dhe jeton ne Serbi” (sic.), ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/