Adriatik Kelmendi: Pse e le Kosovën pa ushtri deri më sot, Hashim?
07/03/2017
Publicisti Adriatik Kelmendi ka reaguar pas procedimit të projektligjit nga Hashim Thaçi për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai në një shënim në Facebook ka thënë se nëse formimi i ushtrisë qenka varur nga Hashim Thaçi, pse ai atëherë ka pritur që kjo çështje të zvarritet tash e sa kohë.
Postimi i plotë i Kelmendit:"Nëse ushtria e Kosovës qenka varur deri tash vetëm nga vullneti i Hashim Thaçit, atëherë i bie se i njëjti është përgjegjës përse Kosova deri më sot qenka dënuar të mbesë pa ushtri!Pse e le Kosovën pa ushtri deri më sot, Hashim?" (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/


