Please enter at least 3 characters.

Adriatik Kelmendi: Fituesi është Vuçiq, tanimë ka fuqi absolute në 10 komuna të Kosovës!

2017/10/ak-e1508716299218.jpg

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovës.

Kjo pasi që, sipas tij, përcjell Telegrafi, Lista Serbe e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me 47 për qind.

“Dhe dushi i ftohtë për fund:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është fituesi më i madh i zgjedhjeve në Kosovë - Lista Srpska e menaxhuar prej tij ka fituar pa balotazh plot 9 komuna dhe në Kllokot udhëheq me rreth 47%.

Fuqi absolute në 10 komuna të Kosovës!

Natën e mirë! ?”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /Telegrafi/