Adnani, më i mirë se legjenda Giggs? (Video)
30/04/2014
Adnani u tregua i aftë po sikur legjenda e ‘Djajve të Kuq’ bashkë me specialistin e DHL, Frankie Vu.
Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, ka qenë pjesëmarrës në shoun e driblimeve ‘DHL’ te Manchester Unitedi bashkë me legjendën e klubit, Ryan Giggs.
Adnani ka treguar cilësitë e tij në kontrollim të topit, duke qenë po aq i mirë sa edhe legjenda e ‘Djajve të Kuq’, madje në raste edhe duke e kaluar atë.
Së bashku me Januzajn e Giggsin në këtë shou ishte edhe specialisti i DHL, Frankie Vu.
Adnan Januzaj llogaritet si pasardhës i tashmë menaxherit të Djajve, Ryan Giggs. /Telegrafi/


