Please enter at least 3 characters.

ADN e yjeve të Big Brother: Një premierë që mblodhi ish-banorët në një film të përbashkët

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi. Foto-kolazh: Aid Veliu

Premiera e filmit “ADN” u dha të mërkurën në mbrëmje në Cineplexx Kosovo, ku salla u mbush me emocionet e një publiku që priste të shihte jo vetëm një film të ri, por edhe frytin e një pune që kishte kaluar nëpër shumë sfida, sakrifica dhe ëndrra të përbashkëta.

Telegrafi ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër atmosferën, duke biseduar me kastin dhe ekipin realizues, të cilët ndanin emocionet e kësaj nate të rëndësishme.

Në hollin e kinemasë, mes përqafimeve dhe duartrokitjeve të sinqerta, producentja dhe aktorja Erjola Doçi tregonte se kjo rrugë kishte qenë gjithçka veçse e thjeshtë.

Premiera e filmit "ADN" në Cineplexx (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo e përshkruante këtë periudhë si “një ditë me shumë dallgë, por të bukura”, sepse, siç thoshte ajo, “gjërat kur bëhen me pasion dhe dashuri dhe për herë të parë janë gjithmonë të bukura”.

“Ka qenë një eksperiencë si një ditë me shumë dallgë, por e bukur, sepse gjërat që bëhen me pasion dhe dashuri për herë të parë janë gjithmonë të bukura. Besoj që kinematografia do të marrë projekte të tjera nga unë, nga Rike dhe pse jo nga i gjithë kasti. Nuk mendoj që ky është fundi – është thjesht fillimi i një rruge të re në jetën time. Jam shumë e lumtur që po na presin kaq mirë. Kosova e dëshmoi edhe sonte se është një popull i dashur dhe i bashkuar”, tha Erjola për Telegrafin.

Erjola Doçi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në mesin e aktorëve, Azem Gagica përjetonte një emocion krejtësisht të veçantë. I qeshur dhe i sinqertë, ai shprehej se ishte “shumë i gëzuar dhe falënderues” për mundësinë që i ishte dhënë, ndërsa besonte se kjo ishte vetëm fillesa e një kapitulli edhe më të madh për të.

“Jam gëzuar shumë, jam shumë falënderues. Do të bëj edhe njëqind herë më shumë që me mbërri edhe më lartë. Ka projekte të tjera tash vitin tjetër që jam tue marrë pjesë – po presim kur dalin”, thotë banori i Big Brother VIP Kosova 2.

Azem Gagica (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Aktorja dhe producentja Rike Roçi, e cila u bë e njohur bashkë me Erjolën nga përvoja e tyre në Big Brother VIP Albania 3, u shpreh se po e përjetonte premierën si një kulmim të një periudhe të lodhshme, por të magjishme.

“Ka qenë e lodhshme, por më ka dhënë shumë. Kam realizuar ëndrrën time. Të jesh aktore dhe producente njëkohësisht është e vështirë, sepse merresh me gjithçka – nga fillimi deri te fundi. Nëse ndodh një problem, duhet ta zgjidhësh vetë. Shpresoj që ky të mos jetë projekti im i parë e i fundit; me ndihmën e Zotit do të ketë të tjerë. Unë në Milano merrem me teatër prej vitesh dhe aktrimi është pasioni im. Shpresoj që të mos i mungoj kinemasë shqiptare”, tha Rikja për Telegrafin.

Rike Roçi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Regjisori i filmit, Lindar Kaja, e përshkruante këtë projekt si një përballje me sfida të mëdha, por edhe me një bukuri që buronte prej vetë procesit krijues.

Ai thoshte se “ishte i vështirë, sepse të bësh një film të gjatë me kushtet që janë në Shqipëri nuk është e lehtë”, por njëkohësisht e përshkruante si një udhëtim të përmbushur, sepse “futesh në një botë të re, ku eksploron e eksploron përmes çdo vështirësie”.

“Ishte e vështirë, sepse të realizosh një film të gjatë në kushtet që kemi në Shqipëri nuk është e lehtë, sidomos kur mungon eksperienca e madhe kinematografike. Por ishte edhe e bukur – futesh në një botë të re dhe eksploron. Filmi ka dramë të thellë, ka aksion, dhe secili mund ta gjejë veten në të. Mesazhi kryesor është lidhja e gjakut: familja të thërret, kudo që të jesh. Por trajton edhe një temë tjetër të rëndësishme – të rinjtë që vijnë nga rrethe të ndryshme dhe përballen me vështirësi në metropol, duke kërkuar veten dhe të ardhmen e tyre”, tha regjisori Kaja.

Filmi “ADN”, i cili tashmë ka nisur transmetimin në Cineplexx Kosovo, dhe për orarin e tij mund të klikoni në këtë link. /Telegrafi/

Fotografi të tjera nga premiera e filmit "ADN" në Prishtinë:

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi


true