Please enter at least 3 characters.

Adelina në top formë pas lindjes së djalit (Foto)

2017/06/adellajde.jpg

Këngëtarja Adelina Ismaili muajin e kaluar është bërë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Uliks.

Edhe pse mendonim se është tërhequr nga muzika, Diva befasoi fansat e saj kur në mbrëmjen e së premtes lëshoi në Facebook këngën e saj më të re "Fol niher".

Ndonëse nuk është shfaqur shumë në fotografi pas lindjes, bashkëshorti i saj Val Krasniqi ka publikuar së fundmi një fotografi të çiftit, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ata duken shumë të lumtur së bashku, ndërsa vetëm një muaj pas lindjes Adelina e ka marrë veten dhe duket në top formë. /Telegrafi/