Please enter at least 3 characters.

Adam Ereli: Janeva po e keqpërdorë fuqinë e saj

2016/03/Katica-Janeva-1.jpg

Ish ambasadori amerikan dhe zv.zëdhënësi në Departamentin e shtetit amkrikan, Adam Ereli, në kolumnën e tij të publikuar në presitigjiozen "The Hill", ka akuzuar Katica Janevën se po e keqpërdorë fuqinë e saj dhe se nuk e respekton punën për të cilën edhe është zgjedhur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në tekstin titulli i të cilit është "Duhet të praktikosh atë që predikon" autori shkruan se Janeva po e keqpërdorë fuqinë e saj dhe po e diskrediton këtë institucion së bashku me besimin e qytetarëve.

"Zonja Janeva, të jesh prokurore e pavarur do të thotë të që të pushosh zv.prokurorët, të cilët deshën të ndjekin dëshirat e veta politike. Kjo paraqet kërcënim për qytetarët e Maqedonisë", shkruan mes tjerash Ereli.

Adam Ereli vlerëson se Janeva nuk punon në interes të qytetarëve, dhe nuk sillet si prokurore e pavarur./Telegrafi/