Please enter at least 3 characters.

Abuzimi me çmimet për festa, Autoriteti i Konkurrencës ndan njoftimin për qytetarët në Shqipëri

2019/06/bajram3.jpg
498:"Tregu "Pazari i Ri" në Tiranë në prag të Bajramit është më i frekuentuar nga qytetarët se në ditë tjera, ku më të entuziazmuar janë ata që kanë agjëruar. Ndërkohë edhe tregjet në qytetet e tjera të vendit presin qytetarët për të bërë furnizimet e nevojshme me produkte për festën. Në mesin e ëmbëlsirave më të preferuara që është edhe tradicionale në vend është bakllavaja, por nuk mungon edhe kadaifi dhe ëmbëlsirat e tjera. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )
10:"Olsi Shehu

Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka njoftuar se, në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve, ka nisur monitorimin e menjëhershëm të çmimeve të produkteve të shportës ushqimore gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Ky monitorim synon të evidentojë dhe ndëshkojë çdo rast të mundshëm të abuzimit me çmimet, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Në njoftimin për media, Autoriteti siguroi qytetarët se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe penalizuar çdo praktikë të padrejtë tregtare që çon në rritjen artificiale të çmimeve, duke mbrojtur kështu konkurrencën e ndershme dhe interesat e konsumatorëve.

Masa të ngjashme janë marrë edhe më parë, ku në dhjetor të vitit 2022, Autoriteti gjobiti katër grosistë të miellit me një shumë prej rreth 10.6 milionë lekësh, për shkak të marrëveshjeve të fshehta që synonin fiksimin e çmimeve, duke operuar në formën e një karteli.

Autoriteti i bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të dyshuar të abuzimit me çmimet gjatë periudhës festive, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e konsumatorëve dhe e tregut të ndershëm. Raportimet mund të bëhen pranë Autoritetit të Konkurrencës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.