Abbott takon Kurtin, flasin për procedurat zgjedhore dhe fushatën
04/02/2021
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka takuar sot liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Abbott në një postim në Twitter shkruan se me Kurtin kanë diskutuar lidhur me procedurat zgjedhore dhe planet e partisë së tij për fushatën.
“Ishte kënaqësi të takohem me Albin Kurtin këtë mëngjes. Ne diskutuam procedurat zgjedhore dhe planet e partisë së tij për fushatën. Unë e prezantova atë me Dominic Howell, Kryetarin e @WFD_Democracy, Misioni i Ekspertëve në MB, i cili do të monitorojë procesin e zgjedhjeve”, shkruan Abbott. /Telegrafi/


