Please enter at least 3 characters.

Abazoviq tregon se çka bisedoi me Escobarin: Kryefjala, lufta kundër korrupsionit

2021/11/1634673881-gabrijel-eskobar-i-dritan-abazovic-foto-Kabinet-potpredsjednika-Vlade-Crne-Gore-750x500-1.jpg

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha pas bisedimeve me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar se Mali i Zi kishte "mbështetje të madhe nga administrata e SHBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse".

Abazoviq thotë se vizita e Escobarit në Mal të Zi, e cila përfundon sot, i kushtohet kryesisht luftës kundër korrupsionit.

“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviq gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiq, gjegjësisht Aleks Beçiq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndryshe, Escobar gjatë ditëve të kaluar ka qëndruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, ku ka takuar disa lider shtetëror gjersa ka refuzuar ta takojë politikanin serb, Milorad Dodik. /Telegrafi/