Banorët e Jasiqit dhe Gjocajt rikonfirmojnë mbështetjen për Agron Kuçin
Kandidati për kryetar nga AAK për Komunën e Junikut, Agron Kuçi me bashkëpunëtorë mbajti takim me banorët e fshatrave Jasiq dhe Gjocaj.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen “Aleanca e Junikut”, bëhet e ditur se këto dy fshatra edhe këtë herë konfirmuan përkrahjen e parezervë për kandidatin për kryetar, Agron Kuçi.
“Jasiqi dhe Gjocaj si fshatra karakterizohen me natyrë fantastike, resurse të mëdha natyrore e potencial të madh turistik, andaj me fitoren e AAK-së në Junik, këto fshatra pitoreske do të kenë përkrahjen e nevojshme nga Komuna e Junikut, në mënyrë që të zhvillojnë turizmin e të vazhdojnë jetën në këtë pjesë të bukur të Junikut, ku këto fshatra qëndruan ballëlartë e krenare në çdo kohë si portë hyrëse e bjeshkëve të Gjeravicës”, thuhet në postim. /Telegrafi/


