Please enter at least 3 characters.

AAK: Debatin e anuloi KPM-ja, jo Ramush Haradinaj

2017/05/Ramush-Haradinaj-foto-ridvan-slivova-01-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Kështu thekson Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas AAK-së, çdo tjetër i kundërshtarëve politik është spekulim.

“Çdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër. Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e opinionit publik.  I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendosur që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim të AAK-së. /Telegrafi/