Please enter at least 3 characters.

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Në një ceremoni solemne dhe plot emocione, Kolegji AAB ka shënuar diplomimin e Gjeneratës XXIII, natë që mblodhi në një vend diplomantët, familjarët e tyre, profesorët, stafin dhe mysafirë të shumtë.

Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri ndërsa iu drejtua gjeneratës së 23’të, vendosi në qendër të fjalës së tij rëndësinë e këtij momenti dhe përgjegjësinë që vjen bashkë me dijen e fituar.

Mesazhi i tij u përqendrua në idenë se diploma nuk duhet të shihet si fund i rrugëtimit akademik, por si pikënisje e një kapitulli të ri, në të cilin dija duhet të shndërrohet në punë, profesionalizëm, etikë dhe kontribut për shoqërinë.

Një tjetër moment i veçantë i mbrëmjes ishte prania e të ftuarës së nderit, MSc. Esmeralda Kazia.

Drejtoreshë Ekzekutive e Teknologjisë në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, eksperte dhe lidere ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike, Kazia solli para të diplomuarve perspektivën e një profesionisteje që ka ndërtuar karrierë në një prej fushave më të rëndësishme të kohës moderne.

Në emër të gjeneratës, fjalën e pati studenti i Fakultetit të Komunikimit Masiv, Resul Maxhuni, që solli në skenë zërin e vetë diplomantëve, kujtimet, sfidat, emocionet dhe pritjet që i kanë shoqëruar gjatë viteve të studimit.

Përmes tij, në skenë foli një gjeneratë e tërë: studentë që ndanë ligjëratat, provimet, sukseset, vështirësitë dhe momentet që sot janë shndërruar në kujtime.

Pas fjalimeve, ceremonia kaloi në aktin e saj qendror: ndarjen solemne të diplomave. Nga ky moment të pranishmit nuk ishin vetëm studentë të Kolegjit AAB, por alumni dhe pjesë e një komuniteti që do ta përfaqësojë institucionin përmes punës, arritjeve dhe kontributit në shoqëri.

Sonte u festuan vite të tëra pune. U festuan sakrificat e familjeve. U festuan ëndrrat e studentëve. Dhe mbi të gjitha, u festua fillimi i një kapitulli të ri.

Urime diplomantë, rruga juaj sapo ka filluar!

true