A është kjo vajzë ylli i ardhshëm? (Video)
12/10/2011
Prindërit e saj zbuluan që herët talentin dhe dashurinë e vajzës ndaj muzikës dhe që kur ishte shtatë vjeçe dëshmoi talent të jashtëzakonshëm me kitarë.
Prindërit krenarë vendosën t’ia dëshmojnë botës se çfarë margaritari kanë në shtëpi duke publikuar një video në YouTube.
Vajza shihet duke luajtur në kitarë tingujt e këngës “Sweet Child of Mine” të grupit Guns n’ Roses. Në bazë të asaj që shohim mund të konkludojmë se atë e pret një e ardhme e ndritshme. /Telegrafi/


