Please enter at least 3 characters.

A e keni ditur se çka festohet para Ditës së të dashuruarve?

2016/01/a-e-keni-ditur-se-ccedil-ka-festohet-para-dit-euml-s-s-euml-t-euml-dashuruarve_hd.jpg

Shumica e çifteve 14 shkurtin e festojnë në Ditën e të dashuruarve, duke treguar kujdes dhe duke këmbyer dhurata, mirëpo nëse është për t’i besuar Gleedenit, kjo për shumicën e çifteve do të jetë vetëm “përsëritje” e momentit të përjetuar 24 orë më parë.

Në të vërtetë, transmeton Telegrafi, 52 për qind e shkelësve të kurorës kanë thënë që dashurinë e tyre sekrete do ta festojnë më 13 shkurt, që në SHBA e quajnë “Dita e dashnoreve”.

Pesë për qind e tyre kanë thënë që Shën Valentinin do ta festojnë bashkë me dashurinë e tyre sekrete një ditë më vonë, domethënë më 15 shkurt, ndërkaq 12 për qind kanë thënë që me dashnoren/dashnorin do ta festojnë Ditën e të dashuruarve më 14 shkurt, madje në vende publike, në restorante. /Telegrafi/