Please enter at least 3 characters.

669 gjoba për 24 orë për mosrespektim të masave anti-COVID

2021/01/policia-kontrollimi-per-mosrespektim-e-bartjes-se-maskes-ne-pandemin-covid19-foto-Ridvan-Slivova-3-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve, në qytete të ndryshme të Kosovës ka shqiptuar 669 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1318 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 25 aksidente me të lënduar dhe 36 aksidente me dëme materiale.