Please enter at least 3 characters.

579-vjetori i Kuvendit të Lezhës, Haradinaj: Aty u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare

2022/12/AAK-konference-Ramush-Haradinaj-dhe-kryetaret-e-komunave-qe-udhehiqen-nga-AAK-ja-foto-Ridvan-Slivova-7-e1670923074896.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në Kuvendin e Lezhës u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare.

Kështu ka thënë Haradinaj në përvjetorin e 579-të të Kuvendit të Lezhës.

"Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në Kuvendin e Lezhës, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare. Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t'i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij", ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:Nëpër kohë, shqiptarët ekzistonin, por nuk ishin vetvetja, ishin pjesë – pjesë, por nuk ishin një. Gjithë kjo histori e madhe që iu ka mbijetuar shekujve e ka pikënisjen, dhe ai është momenti kur jemi bërë një, tek Kuvendi i Lezhës dhe atyre prijësve te mençur që ditën ta bashkonin kombin në kohë të vështira, për një përpjekje më të madhe.Nëpërmjet vendimeve të ndërmarra në këtë Kuvend, u vendosën bazat e ndërgjegjës kombëtare.Edhe sot, në përvjetorin e 579-të, është shumë e rëndësishme t'i qëndrojmë mesazhit të bashkimit që e dha Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, veprës, doktrinës dhe trashëgimisë së tij. /Telegrafi/