Please enter at least 3 characters.

54 vjeçari në Tërbovc të Lipjanit dyshohet se u vra nga vëllau i tij

2018/07/Vrasje-650x358.jpg

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka konfirmua se personi i vrarë gjatë ditës së sotme në Tërbovc, është vrarë nga vëllai i tij rreth 58 vjeç.

“Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllaun e tij.

I dyshuari ka pasaportë zvicerane. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë kryeprokurori Imer Beka për Kallxo.

Ai shtoi se motivet e vrasjes janë edhe të paqarta.