Please enter at least 3 characters.

40 djem bëhen synet falas në Manastir

2016/01/podujev-euml-d-euml-shton-synetia-e-organizuar-p-euml-r-200-f-euml-mij-euml_hd.jpg

Shoqata për miqësi turko-maqedone nga Manastiri sot ka bërë 40 syneti falas në qytetin e Manastirit. Ky manifestim solemn fetarë u organizua për qëllime humanitare.

Akti në fjalë ishte i pari i organizuar i këtij karakteri, i cili u zhvillua në hapësirat e “Bar çarshia” në Manastir.

Në këtë organizim humanitar, u bë synetim i përnjëhershëm i 40 femijëve skamnor nga regjioni i Manastirit dhe Prespës.

“Ky akt humanitarë është shum pozitiv dhe hyjnorë nga ana e Zotit. Synetia është obligim i besimtarëve musliman, dhe më këtë veprim janë lehtësuar ekonomikisht shumë familje nevojtare nga ky rajon'' – ka deklaruar myftiniu i Manastirit Amid Rasimovski, transmeton Zhurnal.mk

Mes tjerash kjo iniciativë është financuar dhe mështetur nga Komuna e Bursës së Turqisë, ku u siguruan mjekët specialist, veshje dhe harxhimet për sa i takon ceremonisë së ritualitetit për synetinë./Telegrafi/