Please enter at least 3 characters.

250 euro gjobë për Sejdiun e Keçin

2016/01/250-euro-gjob-euml-p-euml-r-sejdiun-e-ke-ccedil-in_hd.jpg

Trajneri i Ferronikelit, Gani Sejdiu, dhe ai i Hajvalisë, Synaj Keçi, janë dënuar me nga 250 euro gjobë nga komisioni disiplinor i Federatës së futbollit të Kosovës.

Dënimi ndaj tyre vjen si pasojë e siç thuhet “manifestimit të sjelljeve josportive” gjatë ndeshjes së javës së parë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Veç tyre me një dënim “qortimi” ka kaluar portieri i talentuar i Dritës, Muhamet Huruglica, si dhe klubi kampion i Llamkos Kosovës nga Vushtrria. /Sporti1/Telegrafi/