22 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Pakistan
Të paktën 22 pjesëtarë të forcave të sigurisë, përfshirë tre oficerë të lartë, humbën jetën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Kashmirin e administruar nga Pakistani më 10 qershor.
Burimet pakistaneze të sigurisë thanë se një helikopter Mi-17 i ushtrisë pakistaneze u rrëzua pranë qytetit Muzaffarabad gjatë ngritjes për shkak të një defekti teknik të raportuar ndërsa viktimat përfshijnë “një kolonel, dy oficerë me gradën major dhe 19 ushtarë”.
“Një hetim është duke vazhduar”, thanë burimet.
Pas rrëzimit, Drejtoria për Marrëdhënie me Publikun e Shërbimeve Ndërushtarake (ISPR), krahu mediatik dhe i marrëdhënieve me publikun i forcave të armatosura pakistaneze, njoftoi se të gjithë personat që ndodheshin në bord kishin humbur jetën në aksident.
Helikopteri ishte pjesë e operacioneve ajrore të Ushtrisë së Pakistanit kur u rrëzua pak pas ngritjes në rajonin malor të Kashmirit të administruar nga Pakistani, i njohur gjithashtu si Azad Xhamu dhe Kashmir.
ISPR-ja theksoi se një komision hetimor do të përcaktojë shkakun e saktë të defektit teknik që çoi në rrëzimin e helikopterit. /Telegrafi/


