Please enter at least 3 characters.

22 notues do të marrin pjesë në Maratonën e 31-të që organizohet në Ohër

2016/01/kosova-shk-euml-lqen-me-26-medalje-noti-n-euml-stamboll_hd.jpg

22 notues, prej të cilëve 15 janë meshkuj dhe shtatë në konkurrencën femra, janë paraqitur në Maratonën e 31 të notit, e cila mbahet të shtunën, 19 gusht, në ujërat e Liqenit të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Notuesit do të garojnë prej te 'Klime Savin' nga 'Sveti Naum' deri te porta e e Qytetit në Ohër, me gjatësi prej 30 KM.

Maratona e Ohrit është e parafundit nga katër garat e parashikuara në ujëra të hapura që mbahen në kuadër të serisë Gran-pri të Federatës Botërore të Notit.

Organizator kryesor i kësaj maratone është Komuna e Ohrit, në bashkëpunim me FNM dhe Agjencinë për të Rinj dhe Sport. /Telegrafi/