Please enter at least 3 characters.

152 shoferë të gjobitur në Shkup, 99 për tejkalim të shpejtësisë

2022/04/policia-mk.png

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 152 gjoba, nga të cilat 99 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë gjoba për vozitje pa patentë shofer, 12 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

"Tri gjoba janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim në semafor të kuq, 2 masa për kundërvajtje të drejtuesve të motoçikletave".

"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thonë nga MPB Maqedoni.