LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët po paguajnë mesatarisht 54,000 dollarë për një automjet elektrik, një rritje prej 22% në një vit

Amerikanët po paguajnë mesatarisht 54,000 dollarë për një automjet elektrik, një rritje prej 22% në një vit

Amerikanët po paguajnë mesatarisht 54,000 dollarë për një automjet elektrik (EV), një rritje prej 22% në një vit, tregojnë shifrat.

Ndërkohë, amerikanët po paguajnë mesatarisht 44,400 dollarë për automjetet me lëndë djegëse fosile, që përfaqëson një fitim prej 14% në këtë vit deri në maj, zbuloi hulumtimi nga JD Power, i cituar nga The Wall Street Journal.

Me këtë, prodhuesit e automjeteve po rrisin çmimet për të kompensuar koston në rritje të lëndëve të para, përcjell Telegrafi.


Sfidat e zinxhirit të furnizimit, të vështirësuara nga lufta në Ukrainë, kanë bërë që kostoja e materialeve si nikeli, kobalti dhe litiumi – të cilat të gjitha janë përbërës thelbësorë për bateritë EV – të rritet.

Kështu rritja e çmimit të automjeteve elektrike po shkakton “një dhimbje koke” për shoferët që duan të heqin dorë nga makinat me karburant fosile për të shmangur çmimet rekord të gazit.

Veç kësaj, bëhet e ditur se kërkimet në internet për veturat elektrike janë rritur me 73% që nga janari, sipas të dhënave nga faqet e internetit të blerjeve automatike Kelley Blue Book dhe Autotrader, sipas The WSJ.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, EV-të përfaqësonin 4.5% të shitjeve të makinave në SHBA në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Pronari i një Lamborghini në New York City tregon se ka marrë “gjobën më të çuditshme ndonjëherë”

Pronari i një Lamborghini në New York City tregon se ka marrë “gjobën më të çuditshme ndonjëherë”

Auto
Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë

Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë

Auto
Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?

Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?

Auto
Kalo në kategori