LAJMI I FUNDIT:

Ambientalistët: Ulja e nivelit të ndotjes së ajrit mund të bëhet përmes mosshfrytëzimit të makinave

Ambientalistët: Ulja e nivelit të ndotjes së ajrit mund të bëhet përmes mosshfrytëzimit të makinave

Në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Shkupit gjatë janarit, matjet kanë shënuar prani të lartë të grimcave të dëmshme kancerogjene PM10 në ajër, madje në disa ditë, prania e tyre ka qenë për dhjetë herë më e lartë nga niveli i lejuar.

Organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e mjedisit, i kanë cilësuar si shumë të vonuara masat që planifikon të ndërmarrë Ministria e Ambientit për uljen e shkallës alarmante të ndotjes së ajrit në disa qytete të Maqedonisë.

Dikasteri i Ambientit Jetësor ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë t’i obligojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, si dhe pushtetin lokal që për 50 për qind ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve zyrtare ashtu siç e ka aprovuar këtë masë ky dikaster.


Dushko Gruevski nga organizatat ambientaliste thotë se masat janë të kota përderisa nuk shmangen ndotësit kryesorë të ajrit.

“Ashtu si të gjitha vendimet, edhe kjo masë që tani planifikohet të ndërmerret, bëhet për formë, sepse qartë dihet se kush është burimi kryesor që ndot ajrin në vend. Zgjidhjet janë shumë të lehta nëse këtë vërtet e dëshirojnë autoritetet shtetërore, atëherë duhet të fokusohen në kompanitë e mëdha të industrisë dhe ndotjen e ajrit nga djegia e lëndëve për ngrohje, si dhe largimin e automjeteve të vjetra, të cilat janë në qarkullim”, thotë Gruevski.

Me këtë qëndrim nuk pajtohet ministri i Ambientit Jetësor në Maqedoni, Bashkim Ahmeti, i cili thotë se në vazhdimësi dikasteri që përfaqëson, realizon takime konsultative joformale me organizatat joqeveritare për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

“Qeveria e Maqedonisë në vazhdimësika ndërmarrë masa për të përmirësuar nivelin e ndotjes së ajrit ambiental dhe këto janë masat më të reja, të cilat i kemi propozuar si Ministri e Ambientit Jetësor dhe besojmë se do të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të ajrit”, thekson për Radion Evropa e Lirë ministri Ademi.

Sipas tij, në qytetet më të ndotura, për të ulur nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, do të aplikohet dhe qarkullimi i kufizuar i automjeteve.

“Bëhet fjalë për propozimin e Ministrisë së Ambientit Jetësor që Qeveria të iniciojë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për siguri në trafik, me çka do të aplikohet masa e njohur si lëvizja e kufizuar e automjeteve në ditë të caktuara çift apo tek, në qytetet më të ndotura të vendit, me çka kjo masë besojmë se do të ulë nivelin e ndotjes së ajrit”,shpjegon Ahmeti.

Arianit Xhaferri nga shoqata ekologjike “Eco Guerila”, e cila ka organizuar protesta të shumta kundër ndotjes së ajrit, vlerëson se akoma vetëdija e drejtuesve politikë nuk është në nivel për të kuptuar se sa dëmtohet shëndeti i qytetarëve nga vendimet e ndërmarra me vonesë.

“Nivelii ndotjes është shumë më i lartë sesa që do të mund të ndikonin këto masa të ndërmarra kozmetike nga Ministria e Ambientit Jetësorë, nëpërmjet së cilave synohet të ulet ndotja e ajrit”.

“Masa e qarkullimit të automjeteve në trafik çift/tek, mendoj se është masë e gabuar, sepse dikush mund të ketë veturë me standarde shumë të larta dhe të detyrohet të qëndrojë në shtëpi përderisa dikush vetëm se ka numrin e lejuar atë ditë, të dalë në trafik me një veturë që është shumë e vjetër dhe ndotë me përmasa të mëdha ambientin – kjo s`ka fare logjikë. Ajo që duhet bërë është që në qendrat e kontrollit të automjeteve të vendoset një standard më i lartë ekologjik për regjistrimin e veturave”, vlerëson Xhaferi.

Organizatat joqeveritare, të cilat në fokus kanë mbrojtjen e mjedisit, si dhe ekspertë të Shëndetësisë në Maqedoni, kanë alarmuar se ndotja e ajrit ka rritur numrin e personave që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive dhe sëmundjet tjera të sistemit respirator, veçanërisht te fëmijët.

Vetëm në qytetin e Shkupit, sipas hulumtimeve, automjetet marrin pjesë me 20 për qind në ndotjen e ajrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori