Ambasadorja izraelite në Prishtinë, Tammy Ziv është deklaruar para ndeshjes që zhvillohet sonte ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Ajo në një video-adresim në rrjetin social X ka thënë se pret një ndeshje interesante në stadiumin “Fadil Vokrri”.


“Dua të shfrytëzoj rastin që edhe një herë të uroj Kosovën që bëri historinë duke u zgjedhur të jetë nikoqire e Lojërave të 30-ta mesdhetare. Unë pres një ndeshje interesante sonte dhe ekipi më i mirë le të fitojë. Gëzuar! Behatzlaha!”, ka thënë Ziv.

Ndryshe, ndeshja Kosovë-Izrael ka qenë e paraparë të zhvillohet në muajin e kaluar, por që është shtyrë nga UEFA për shkak të luftës që është duke u zhvilluar në Izrael.

Gjithsesi masat e sigurisë janë në maksimum për këtë sfidë e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Prishtinë./KP/

telegrafi sport app