LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Shqipërisë në KS të OKB-së: Nuk duhet të kalojnë pa ndëshkime serbët që kanë ushtruar dhunë seksuale në Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në KS të OKB-së: Nuk duhet të kalojnë pa ndëshkime serbët që kanë ushtruar dhunë seksuale në Kosovë

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, po shqyrtohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha ka thënë se Kosova ka ndërtuar një demokraci të shëndoshë dhe ajo është një faktorë që sjell paqe në Ballkan.

“Ne përshëndesim pozitën e qartë të Kosovës në lidhje me Ukrainën, dhe lavdërojmë Qeverinë e Kosovës për gatishmërinë për të strehuar refugjatë përfshirë edhe gazetarët”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Gërvalla: Serbia dhe Rusia, kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në Ballkan
Lexo po ashtu Gërvalla: Serbia dhe Rusia, kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në Ballkan

Hoxha thotë se nuk ka shumë për t’u thënë në Këshillin e Sigurimit pasi Kosova ka ndërtuar institucione stabile që përmbushin nevojat e qytetarëve.

“UNMIK-u nuk ka më asnjë rol thelbësor në Kosovë. Sigurinë e ruajnë institucionet e sigurisë në Kosovë e KFOR-i. UNMIK-u kushton shumë dhe duhet të rishikohet prania e këtij misioni në të ardhmen”.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit thotë se dialogu është i mirëseardhur pos sipas tij ai duhet të japë rezultate.

“Nuk duhet të kalojnë pa ndëshkime ata që kanë ushtruar dhunë seksuale në Kosovë dhe ata që kanë zhdukur persona në luftë. I dëgjojmë klithmat e rreth 20 mijë grave dhe vajzave që janë përdhunuar nga serbët, e të cilët ende janë të pandëshkuar”.

Ai thotë se pavarësia e Kosovës është realitet.

“Pavarësia e Kosovës nuk është më temë diskutimi as në këtë Këshill e as përtej këtij. Që nga viti 2008 rajoni ka njohur më shumë paqe dhe perspektivë zhvillimi drejtë Bashkimit Evropian”.

Hoxha ka thënë se instrumentalizimi i minoriteteve në Kosovë është lojë me zjarr dhe me pasoja shumë të rënda.

“Disa herë kemi argumentuar se Rusia ka ndikim në Ballkanin Perëndimorë. Dora e zgjatur e Rusisë nuk duhet të pengojë avancimin e rajonit. Duhet të ndëshkohen ata që sulmuan Policinë e Kosovës në veri”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori