Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për marrëveshjen përfundimtare që mund të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se disa njerëz kanë keqkuptuar që SHBA-ja ka shtyrë për një lëvizje të kufirit apo shkëmbim të territorit. Eprorët e mi në Uashington janë përpjekur që ta sqarojnë se jemi të interesuar një marrëveshje të negociuar në mirëbesim nga të dy palët”, ka thënë Kosnett për RTK.
“ShBA-ja nuk ka ndonjë paragjykim se çka mund të përfshijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse nga dialogu. Mund të jetë që të dy palët të vendosin – sinqerisht në mirëbesim – për të bërë një rregullim të kufirit. Ata mund të vendosin që të mos e bëjnë këtë, dhe më besoni se i kuptoj shqetësimet e thella, arsyet historike, se pse rregullimi i kufirit është shumë i ndërlikuar”, është shprehur ai.
“Sërish, dëshiroj ta theksoj se qeveria ime nuk po shtyn për këtë gjë. Jo domosdoshmërisht e shohim këtë si çelës të dialogut. Mendoj se një pjesë e madhe e diskutimit në dialog është përqendruar në këtë. Mendoj se diskutimi për kufirin është vetëm një aspekt i një game të gjerë të diskutimeve që duhet të mbahen ndërmjet dy vendeve, që gjithashtu duhet të prekë bashkëpunimin ekonomik, sigurinë, kulturën, edukimin, drejtësinë, sidomos drejtësinë – një gamë të gjerë të çështjeve për të cilat duhet të flasin të dy qeveritë dhe është me rëndësi që të mos mbërthehen vetëm në një aspekt të problemit”, ka thënë Kosnett.
“Pra, jemi përpjekur ta bëjmë të qartë se nuk kemi paragjykime. Nuk po themi që çështje të caktuara nuk do të duhej të diskutoheshin dhe nuk po themi se kërkohen rezultate të caktuara. Serbia dhe Kosova janë partnerët negociatorë. Ato janë dy vende sovrane, të pavarura. Ne gjithmonë do ta mbështesim Kosovën. Me: “Do ta mbështesim Kosovën”, nuk mendoj se do të pajtohemi verbërisht për çdo ide që vjen nga qeveria në Prishtinë”, ka shtuar ai.
“Por, do ta mbështesim Kosovën në përpjekje për të vënë paqe, prosperitet, drejtësi në vend dhe në rajon. Ne nuk i shohim këto qëllime si kundërthënëse të qëllimit më të gjerë – të dëshirës së të njëjtave gjëra për vendet e tjera në rajon. Mendoj se është me rëndësi të theksojmë se jemi të gatshëm për ti mbështetur palët për të ardhur te një përmbyllje e qëndrueshme, e leverdishme për të dy palët, por nuk jemi ne duke e shkruar skenarin”, ka theksuar ambasadori.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Jumbo Central Park feston 1-vjetorin! Tre ditë Zbritje, Argëtim dhe Surpriza

Ministria e Shëndetësisë publikon listën e qendrave mjekësore jashtë vendit ku po trajtohen pacientët e lënduar nga Koçani

Zyrtarët e LDK-së shpërndanë video me aludimin se LVV ka manipuluar me vota, prokuroria autorizon hetimet

A po formohet një aleancë ushtarake në Ballkan?

Heq dorë nga pjesëmarrja në proces një viktimë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Kosova në mesin e vendeve më të lumtura në botë, në rajon i prin listës

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Specialja konfirmon letrën e Haxhiut për rastin e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn