LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Kosnett dhe Minxhozi diskutojnë për situatën politike dhe menaxhimin e pandemisë në Kosovë

Ambasadori Kosnett dhe Minxhozi diskutojnë për situatën politike dhe menaxhimin e pandemisë në Kosovë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett kanë biseduar për menaxhimin e situatës pandemike në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook nga faqja e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar po ashtu edhe rreth situatës politike në vend.

“Ambasadori Minxhozi priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Sh. T. Z. Philip J. Kosnett. Gjatë takimit, ata diskutuan rreth situatës politike në vend, si dhe lidhur me menaxhimin e situatës pandemike nga autoritetet kosovare”, kanë njoftuar nga ambasada.


Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes.

IKSHPK ka njoftuar po ashtu se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Çfarë po ndodh në Sudan, shtetin që e njohu Kosovën?

Lajme
Mitrovicë, i vërtetohet dënimi me 15 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e vëllait pas fjalosjes për t’ia ndalur zërin muzikës

Mitrovicë, i vërtetohet dënimi me 15 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e vëllait pas fjalosjes për t’ia ndalur zërin muzikës

Drejtësi
Edhe një aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

Edhe një aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Një hap historik për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë – realizohet për herë të parë pensioni i dyfishtë

Një hap historik për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë – realizohet për herë të parë pensioni i dyfishtë

Sociale
​Përurohet Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare në Kosovë

​Përurohet Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare në Kosovë

Lajme
Si rrallë herë, aureola diellore shfaqet edhe në Kosovë

Si rrallë herë, aureola diellore shfaqet edhe në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori